75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Rusët marrin kontrollin e termocentralit bërthamor në Ukrainë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka njoftuar se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, në Ukrainën juglindore.

Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”./Indeksonline/