Rusët po e akuzojnë për spiunazh, gazetari amerikan del përballë gjykatës në Yekaterinburg

Gazetari amerikan, Evan Gershkovich, është paraqitur në një gjykatë ruse në Yekaterinburg mëngjesin e sotëm.
Ai po gjykohet për spiunazh, shkruan BBC.
Përpara fillimit të procedurës, mediat u lejuan të hynin në sallën e gjyqit për ta parë për një kohë të shkurtër.
Gazetari i Wall Street Journal (WSJ) qëndronte në kafazin prej metali dhe qelqi, i njohur në gjykatat ruse si “akuariumi”.
Për gati 15 muaj, ai ka qenë i mbyllur në një burg në Moskë.
Por, ai po gjykohet Yekaterinburg, ku edhe u arrestua.
Prokurorët thonë se Gershkovich po mblidhte informacione të klasifikuara për një prodhues rus tankesh pranë Yekaterinburgut, në emër të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA).
Ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria kanë hedhur poshtë këto aktakuza. Nëse shpallet fajtor, Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg.