“Rusët po vrasin fëmijët”, gruaja e Zelensky: Tregojuni nënave ruse se çka po bëjnë djemtë e tyre në Ukrainë

Pushtimi rus ndaj Ukrainës është duke vazhduar akoma.
Nga mijëra të vrarë, raportohet se mes tyre janë vrarë të paktën 38 fëmijë, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi në Instagram gruaja e presidentit të Ukrainës, Olena Zelenskyy, publikoi një foto të një vajze të quajtur Sofia, 6 vjeçare ku tregoi se ajo, vëllai i saj një vjeç e gjysmë, nëna, gjyshja dhe gjyshi u qëlluan për vdekje në makinën e tyre.
Me këtë publikim vendosi t’i bëj thirrje të gjithë mediumeve të raportojnë këto ngjarje të tmerrshme sesi rusët po vrasin fëmijët.
“U bëj thirrje të gjithë mediumeve të raportojnë këto fakte të tmerrshme: Pushtuesit rusë po vrasin fëmijë”, shkroi ajo në një postim në Instagram.
“Tregojuni këtë edhe nënave ruse. Ato duhet të dinë se çfarë po bëjnë djemtë e tyre në Ukrainë. Ata që pranojnë në heshtje këto krime mbajnë përgjegjësi personale për vdekjen e çdo fëmije ukrainas”, shtoi ajo./Indeksonline/