18:58 / E Premte, 12 Korrik 2019

“Rusët që u paraqitën si Poroshenko në telefon s’janë komedianë, janë agjentë”

Gjatë ditës së sotme media ruse ‘Rusia 24’ ka publikuar bisedën që e ka bërë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me dy komedianët rusë, të cilët u prezantuan si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko. Pas kësaj video, kryeministri Haradinaj ka deklaruar se këta dy persona nuk janë komedianë, por agjentë rus.

Ramush Haradinaj kështu ka thënë gjatë një interviste dhënë për T7. Ai ka deklaruar se megjithatë kjo ka qenë një grackë e mirë.

“Ka qenë grackë shumë e mirë. Ata i kanë raportu rusit, kanë thanë në matesh me qita, s’ish lehtë puna. Këta nuk janë komedianë, janë agjentë rusë, kanë teknologji, mund të hyjnë në numrin e tjetrit, ty të del që po thërret Ramushi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tregon se ka biseduar kohë më parë edhe me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenkon.

“Kam pasur biseda me Poroshenkon, ua kanë bërë këtë gjë edhe disa personave të tjera, thanë çka don prej neve, nëse na bën një urim publik, thashë kërkoj me njoftë Kosovën se i ka ardhë vakti”, ka thënë për Frontal, kryeministri Haradinaj.