75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 04 Mars 2022 / OSH

Rusët rrethojnë Mariupolin në Ukrainë

Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia ka shterur shumicën e rezervave të saj operacionale në përpjekje për të kapur Kievin, dhe tani po merr rezerva nga divizione të tjera.

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka njoftuar se trupat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetine e Mariupolit.

Banorët e Mariupolit kanë përshkruar një breshëri të pamëshirshme bombardimesh ndërsa forcat ruse përpiqen të kapin qytetin.

Ushtria ukrainase shton se një grup ushtarësh rusë janë tërhequr nga bazat detare në Detin e Zi, megjithëse ata vazhdojnë “të përgatiten për zbarkimin e marinsave në Zatoka”.