75 Mall Live Search
12:03 / E Martë, 07 Qershor 2022 / C E

Rusët shkatërrojnë edhe infrastrukturën sportive në Kharkiv

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Forcat ruse përveç dëmeve në jetë po shkatërrojnë edhe infrastrukturën sportive, shkruan Indeksonline.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Andriy Shevchenko ka njoftuar se është shkatërruar një nga qendrat sportive më të mëdha në Kharkiv.

Në këtë vend, Kombëtarja e Holandës ishte vendosur gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2012 që është zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë.

Shevchenko ka bërë thirrje te të gjithë komuniteti sportiv në Evropë që të ndihmojnë në rikthimin në normalitet të infrastrukturës sportive. /IndeksOnline/