75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rusët të dëshpëruar në OKB, thonë se Kosova s’po e heq taksën ndaj Serbisë

Përfaqësues i Rusisë në OKB, Vasili Nebenzya e quajti të papranueshme gjuhën e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Sigurimit.

“Zonja Çitaku ka lexuar një komplet, ku nuk ofroj asnjë përgjigje për të gjitha akuzat e zotriu Daçiq.  Nëse ju mendoni qe është vetëm teatër, pse vini. Fundja nuk keni qene te ftuar. Këto qëndrime te Prishtinës vetëm se po e heqin atë nga agjenda e Evropës” tha Nebanzya.

Sipas tij, lidershipi nga Kosova ka provokuar Serbinë dhe Qeveria ka imponuar tarifa ndaj Beogradit dhe Bosnjës e Hercegovinës. Tarifa është në fuqi edhe pse Vuçiq ka kërkuar që të hiqet, ka thënë diplomati nga Moska.

“Qeveria e Kosovës po shkel te gjitha marrëveshjet e tregtisë se lirë. Ka pasur kërkesa qe këto tarifa te hiqen por Prishtina nuk i ka dëgjuar” vazhdoi ambasadori rus.

Nebenzya theksoi se Brukseli s’po ka fuqi ndaj Prishtinës sepse po ka sabotazh të vazhdueshëm nga politikanët kosovarë. Kjo, sipas tij, nuk mund të lejojnë kompromis.

“Ne duam që të ketë marrëveshje të pajtueshme për dyja palët”, theksoi ai.

Tutje, përfaqësuesi rus e quajti themelimin e ushtrisë së Kosovës si shkelje të rezolutës 1244 dhe kërcenim për serbët në Kosovë./Indeksonline/