“RusExit” – Danimarka e “shkelmon” Rusinë jashtë Evropianit, Belgjika ia komplikon punët Finlandës

Rusia është përshëndetur me Kampionatin Evropian. Danimarka e ka demoluar kombëtaren ruse me rezultat 1:4.
Golat për Danimarkën i shënuan Damsgaard, Poulsen, Christensen, Mahehle. Për Rusinën golin e vetëm e shënoj Dzuyba, që do shërbej vetëm për statistika.
Danimarka e ka siguruar biletën e kalimit nga grupi. Në ndeshjen tjetër, Belgjika fitoi me rezultat 0:2 kundër Finlandës. Kombëtarja skandinave e mbyll grupin në vendin e tretë dhe shpreson që të prej biletën e kualifikimit. Belgjika është e para e grupit B me 9 pikë. /Indeksonline/
