75 Mall Live Search
00:28 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / MSH1

Rushiti dhe Kurti dalin përpara mediave, pas seancës së fundit për zgjedhjen e presidentit

Kandidatja për presidente, Feride Rushiti, bashkë me kryeministrin tashmë në detyrë, Albin Kurti, janë deklaruar për media pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

Kurti e falënderoi atë për gatishmërinë për të marrë drejtimin e postit të presidentes, duke thënë që është personaliteti që u pengua nga opozita.

Rushiti tha se e ka pranuar ofertën me mendimin që është figurë e denjë.

Kërkesa për pozitën e presidentit më ka ardhë nga shumë qytetarë, viktima të luftës dhe ndërkombëtarë, e së fundmi, edhe nga kryeminstri Kurti. Pas diskutimit me Kurtin, pranova me marrë këtë post duke tejkaluar edhe vetvetën” tha ajo, duke deklaruar se nul e ka konsideruar si etje për pushtet por ndihmë për Kosovën – për të ecur përpara.

Rushiti deklaron se kauza që ka përfaqësuar, i ka bërë edhe pa qenë pjesë e politikës.

Ajo ka thënë se bashkëpunim të ngushtë ka pasur me të gjithë krerët shtetërorë, ndër vite, për të çuar përpara kauzën për të vërtetën e Kosovës.