75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Rusi, gruaja ndahet nga burri dhe lidhet me djalin e tij – tash po pret fëmijë me të

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi.

Marina Balmasheva, 35 vjeçare, nga regjioni i Krasnodar Krai, jetoi për 10 vjet me ish-bashkëshortin e saj, Alexey dhe djalin e tij, Vladimir Shavryin, transmeton Indeksonline.

35 vjeçarja tashmë është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj dhe është lidhur me djalin e tij, Vladimirin.

Por, nuk mjafton këtu ngjarja, Marina është shtatzënë me Vladimirin.

Në një intervistë për mediat lokale, Marina ka thënë se nuk do t’i kthehet më ish-bashkëshortit dhe se është e lumtur me Vladimirin.

“A dua të kthehem tek ishi? Jo. A ndjej  urrejtje e inati ndaj tij? Jo më”

“Çka kam sot? Unë jam e martuar. Kemi kaluar në një qytet më të madh. Unë dua dhe më duan”, u shprehë ajo./Indeksonline/