22:17 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rusi i famshëm po vie në takimin e ‘Marakli t’kerreve’ me super veturat e tij!

Një takim i veçantë do të bëhet nesër në Kosovë.

Të gjithë ‘Maraklitë e kerreve’ do të bëhen bashkë në të njëjtin vend.

E kjo është hera e parë që tek ne bëhet një organizim i tillë. Por përpos kosovarëve dhe miqve të rajonit që do të jenë aty, është edhe dikush tjetër që tashmë ka konfirmuar ardhjen.

Blogeri Vitaly i cili u bë emër edhe më i njohur pasi e dashura e tij u fut në fushë gjatë ndeshjes Liverpool-Tottenham dhe tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, transmeton Indeksonline.

Vitaly gjatë ditës ka njoftuar se gjendet rrugës për në Kosovë, bashkë me shumë miq të tij, të gjithë me vetura shumë luksoze. Rusi po sjell vetura të papara më herët në vend.

Madje ai ka bërë të ditur edhe lokacionin se ku do të mblidhen nesër të gjithë, në ora 15:00.

E për këtë organizim janë përkujdesur mirë shumë të rinj, që gjithçka të shkojë siç duhet dhe që miqësisht të takohen të gjithë ata që i duan veturat./Indeksonline/