75 Mall Live Search
17:47 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / LB

“Rusi” u dënua me 15 muaj burgim, Gashi: Prita më shumë por drejtësia befason

Serbi Nenad Orlloviq,  i njohur si “Rusi”, është dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të viti të kaluar.

“Rusi” është dënuar për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Avokati, Tomë Gashi vendimin e sotëm ndaj serbit i njohur si “Rusi” e ka quajtur “befasues” por në prizmin e tij si avokat ka deklaruar se tri herë më shumë është befasuar nga vendimi që gjyqtarja në këtë rast ka marrë. Gashi ka thënë se vendimet e tilla ndaj sulmuesve janë si “dhuratë” ndaj tyre e jo ndëshkim i drejtë nga organet kompetente.

Gashi deklaroi  në “Five” të Dukagjinit se dënimi me 15 muaj burgim dhe me 12 mijë euro gjobë është dënim i “dëmshëm”.

“ Derisa e kam marrë vesh emrin e gjyqtares kam qenë pak I befasuar nga vendimi I sotit , e kur e kam kuptu emrin e gjyqtares unë kam qenë tri here i befasuar me vendimin e saj, për shkak të dënimit I cili është minimal dhe pjesa tjetër e lojës edhe prokuroria edhe mbrojtja e të akuzuarit janë pajtuar me këtë vendim. Në situate të caktuara, nëse ka një sjellje jo të mire ndaj Policisë ose ndonjë zyrtar të policise, ndaj ushtarëve të FSK-së apo KFORit vendimi është ashtu rreth 15 muaj denim. Prizmin tim, është tepër e dëmshme, sepse juridikisht nuk kemi ditur të ruajmë Forcat e KFOR-it”, deklaroi Gashi.

Vendimet e tilla, sipas Gashit mund të inkuarojnë të gjithë për “sulme të mundshme ndaj zyrtarëve të KFOR-it”.