75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Rusia akuzon Perëndimin për “banditizëm ekonomik”

Një numër i madh kompanish perëndimore po tërhiqen nga Rusia, ose të paktën po ndalojnë punën e tyre atje.

Më herët, qeveria ruse akuzoi Perëndimin për përfshirje në “banditizëm ekonomik” duke paralajmëruar se Moska do t’i përgjigjet veprimeve të saj.

Sipas BBC, komentet u bënë nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili nuk specifikoi se cila mund të ishte përgjigja, por tha se do të ishte në përputhje me interesat ruse.

Reagimi i tij vjen pasi qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, BE-së dhe ShBA-së vendosën sanksione të gjera kundër institucioneve ruse dhe miliarderëve që mendohet se janë të afërt me presidentin Putin.

Por Peskov tha se Rusia ishte shumë e madhe për t’u izoluar, pasi bota është “shumë më e madhe se vetëm ShBA-ja dhe Evropa”.