11:09 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rusia akuzon SHBA-në, thotë se nuk po lufton kundër ISIS-it

Rusia akuzoi SHBA-në të martën se po shtiret kinse po lufton Shtetin Islamik, vetëm për të ngadalësuar përparimin e Rusisë në Siri.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të. kanë ulur ndjeshëm sulmet ajrore në Irak, duke i lënë militantët të futen në Siri, në momentin kur  forcat siriane të mbështetura nga Rusia, kanë filluar të rimarrin provincën Deir al-Zor, transmeton AktivPress.

“Të gjithë jemi duke e parë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vetëm po shtiret kinse po lufton me Shtetin Islamik, e veçanërisht në Irak”, tha Gjenerali i Përgjithshëm Igor Konashenkov.

“Pentagoni duhet të japë një shpjegim për këtë. Pasi duket se ata kanë dëshirë të komplikojnë situatën për ushtrinë siriane, të mbështetur nga forcat ajrore ruse, të cilët janë në proces e sipër për të rimarrë territorin sirian në lindje të Eufratit”, shtoi Konashenkov./AktivPress