11:48 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / k.v

Rusia akuzon Ukrainën për shpërthimin në urën e Krimesë

Dy persona u vranë dhe një fëmijë u plagos rëndë në atë që Moska pretendoi se ishte një sulm nga Ukraina në një urë kryesore hekurudhore dhe rrugore që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të cilin ajo aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Kievi tha se incidenti mund të jetë një provokim që vjen në ditën kur përfundon marrëveshja që lejon eksportet e grurit në Detin e Zi.

Guvernatori i rajonit, Sergei Aksyonov, i emëruar nga Rusia, tha se qarkullimi i veturave në urën që lidh Rusinë dhe gadishullin e Krimesë, u ndal për shkak të një “emergjence”.

Videot dhe fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale raportohen të jenë bërë në urën e ndërtuar kohët e fundit, një projekt që presidenti rus Vladimir Putin e ka prezantuar personalisht, shfaqën një pjesë të rrugës të shkatërruar.