Rusia arreston një amerikan, akuzohet për spiunim!
Shërbimi i Sigurimit të Brendshëm të Rusisë ka arrestuar një qytetarë amerikan që dyshohet për spiunazhë në Moskë, ka raportuar agjencia e lajmeve TASS.
Sipas raportimeve qytetari amerikan është arrestuar me 28 dhjetorë dhe është hapur rast penal kundër tij, transmeton Indeksonline.
Nëse shpallet fajtorë, ai mund të përballet me 10 deri 20 vite burgim. Autoritetet ruse ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj.
Ky rast ka ndodhur pas letrës që presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump për një dialog me agjendë të gjerë./Indeksonline/