Rusia bën thirrje për vetëpërmbajtje pas komentit të Trump për Korenë e Veriut
Kremlini bëri thirrje për vetëpërmbajtje për çështjen e Koresë sëe Veriut, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi gjatë fundjavës se “vetëm një gjë do të funksionojë” në trajtimin e Phenianit, duke nënkuptuar se veprimi ushtarak është zgjidhja e vetme.
“Moska ju ka bërë thirrje dhe vazhdon t’ju bëjë thirrje palëve të përfshira në konflikt dhe atyre që kanë të bëjnë me këtë çështje për të ushtruar vetëpërmbajtje dhe për të shmangur çdo hap që vetëm do të përkeqësonte situatën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, transmeton AktivPress.
Duke komentuar një deklaratë të Trump se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga një marrëveshje bërthamore me Iranin, Peskov tha se një veprim i tillë do të kishte “pasoja negative”./AktivPress