75 Mall Live Search
22:28 / E Premte, 04 Mars 2022 / SH F

Rusia bllokon edhe Twitter e YouTube

Pas lajmeve që Rusia ka ndaluar përdorimin e Facebook-ut, raportime të tilla vijnë edhe për YouTube dhe Twitter.

Agjencia e lajmeve Tass thotë se Shërbimi për Mbikëqyrjen në sferën e Telekomit, të Informacionit dhe Komunikimeve Masive ka thënë se Rusia ka kufizuar qasjen në rrjetin social Twitter.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, ka thënë se Instagram dhe WhatsApp, të cilat i zotëron gjithashtu janë ende duke punuar.

YouTube, Twitter dhe Facebook janë ndër platformat më të njohura të mediave sociale në Rusi, me dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë vendin.