75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / SH

Rusia depërton në një zonë të rëndësishme të Ukrainës, e shfrytëzojnë mjegullën…(Pamje)

Më shumë se 300 ushtarë rusë kanë depërtuar në periferitë jugore të Pokrovskit ditët e fundit, duke përdorur mjegullën e dendur si mbulesë nga dronët dhe zbulimet ukrainase, raportoi sot në Telegram Korpusi i 7-të i Forcave të Sulmit Ajror të Ukrainës.

Rusët përdorën mjegullën për depërtimin, gjë që uli ndjeshëm efektivitetin e operacioneve ajrore ukrainase, pra mbikëqyrjen me dronë. Një video e ushtarëve rusë që lëvizin drejt Pokrovskut në mjegull të dendur është përhapur gjithashtu në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, qëllimi kryesor i forcave ruse është të arrijnë kufijtë veriorë të Pokrovskit dhe të përpiqen të rrethojnë të gjithë aglomeratën urbane.

Pavarësisht dukshmërisë së kufizuar, forcat mbrojtëse ukrainase vazhdojnë të zbulojnë dhe eliminojnë grupet armike në zonat urbane. Që nga fillimi i nëntorit, 162 ushtarë rusë janë vrarë në Pokrovsk dhe 39 të tjerë janë plagosur, njoftoi ushtria ukrainase./Indeksonline/