75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 28 Mars 2022 / MSH

Rusia dhe Ukraina mund të ulen nesër në tavolinën e dialogut

Bisedimet ballë përballë mes Rusisë dhe Ukrainës është njoftuar të mbahen dikur gjatë kësaj jave, me Stambollin që do të jetë qytet nikoqir i këtij dialogu.

Sipas zëdhënësit të presidencës ruse, Dmitry Peskov, këto bisedime mund të fillojnë nesër, ditë e martë.

Sipas tij, delegacioni rus tashmë është nisur për në Turqi.

“Fatkeqsisht, nuk mund të themi që ka pasur ndonjë arritje apo përparim të shënuar deri më tani” ka deklaruar ai.

Sipas Peskov, bisedimet që sjellin të dy palët përballë njëra tjetrës janë më produktive dhe më të fokusuara.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm rus, Sergei LAvrov, tha se bisedimet do të vazhdojnë sa të ejtë e nevojshme, por që bisedime zyrtare mes dy presidentëve, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, nuk pritet të ketë.