75 Mall Live Search
18:45 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Rusia do të rifillojë fluturimet me Azerbajxhanin dhe Armeninë

Rusia do të fillojë sërish fluturimet ndërkombëtare me Azerbajxhanin dhe Armeninë që u pezulluan në kuadrin e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas vendimit të publikuar në faqen e internetit të qeverisë së Rusisë, transporti ajror ndërkombëtar mes Rusisë me Azerbajxhanin dhe Armeninë do të fillojë sërish që nga data 15 shkurt, , transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vendimit, mes Moskës dhe Bakusë do të mund të realizohen dy fluturime në javë dhe mes Moskës dhe Jerevanit katër fluturime në javë.