08:49 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Rusia do t’i dhurojë Serbisë vaksinën anti-Covid” – Sheshel thotë se do ta provojë i pari!

Një deri dy muaj është koha kur Rusia do të dhurojë vaksina anti-covid 19 për shtetin e Serbisë. Kështu ka bërë të ditur, politikani radikal, Vojsllav Sheshel.

Ai është shprehur i gatshëm të jetë personi i parë në Serbi që do ta marrë vaksinën kundër koronavirusit sepse, sipas mediave serbe, ai ka besim të jashtëzakonshëm në ekspertë rusë, transmeton Indeksonline

“Kjo valë e virusit duket më e rrezikshme dhe serioze se ajo e mëparshmja, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm ndërsa presim vaksinën. Këto ditë, një lajm i mirë po vjen nga Rusia në lidhje me vaksinën e tyre, duket sikur është një punë e bërë, se ata shpikën një vaksinë të mirë kundër kësaj plagë dhe që e kanë testuar atë. Do të kërkoj të jem i pari që vaksinohem, le ta provojnë atë për mua sepse kam besimin më të madh në mjekësinë ruse”, ka deklaruar ai.