75 Mall Live Search
18:12 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Rusia do t’i përkrah serbët, ndërsa rreth Blair-it pyetni qeverinë e Serbisë”

Rusia gjithnjë do të jetë në krahë të  Serbisë dhe serbëve kur është fjala për Kosovën, sepse bëhet fjalë për popullin dhe shtetin, ka deklaruar zëdhënësja e MPJ të Rusisë Marija Zaharova.

Përmes një konferencë për media, ajo është përgjigjur në pyetje se si e komenton deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq se kufizimi me Kosovën është pozita zyrtare e Serbisë, ndërsa nga ana tjetër mediet zyrtare të Serbisë shkruajnë për përkrahjen e Rusisë për këtë qëndrim, edhe pse Moska insiston në respektimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Pozita jonë është ajo që Rusia vërtetë e përkrahë vendimin për zgjidhje të atij problemi i cili do t’i përgjigjet interesave të Serbisë dhe të serbëve. Bëhet fjalë për popullin, për shtetin”, ka thënë Zaharova dhe ka pretenduar se ekziston një listë e tërë e dokumenteve ndërkombëtare, të cilët ende janë aktuale, siç është rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB.

Rusia, sipas saj, sheh se Serbia po përpiqet ta zgjidhë atë çështje nëpërmes të negociatave dhe Moska është e gatshme ta përkrahë zgjidhjen e cila do t’i përgjigjet “interesave të popullit serb dhe Serbisë”.

Ndëresa në pyetje se si e komenton deklaratën e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq se Qeveria e Serbisë nuk e paguan Institutin e ish kryeministrit britanik Tony Blair si këshilltar të qeverisë serbe, Zaharova është qeshur.

“Fillova të mendojë se si Tony Blair mund të punojë pa pagesë. Unë këtë mund të vlerësojë si mashtrim. Kjo është pyetje për Qeverinë e Serbisë”, ka thënë Zaharova.