75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / B O

Rusia e bën “terr” me raketa në Ukrainë, bombardime nga Kievi në Kharkiv

Rusia duket që nuk e ka “pritur” aspak mirë sulmin ukrainas në flotën e tyre në Detin e Zi.

Rusia ka nisur një sulm me raketa në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit.

Të paktën dy shpërthime u raportuan në Kiev, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna nëse ka humbje jete dhe të lënduar.

Autoritetet në Kharkiv raportuan se objektiv i sulmit të fundit të Rusisë ishin objektet kritike të infrastrukturës.

Sulmet vijnë në një kohë pasi Rusia fajësoi Ukrainën për një sulm me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar. /IndeksOnline/