07:32 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rusia e Irani bëhen bashkë për marrëveshjen bërthamore

Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov do të takohet me ministrin e jashtëm iranian Abbas Araqchi në Moskë këtë javë për të diskutuar rreth situatës të marrëveshjes bërthamore të Iranit.

“Sigurisht, fokusi është në situatën rreth planit të përbashkët për veprim, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump rreth qëllimeve të tij … dhe kjo sinjalizon se SHBA është e prirur ta ndryshojë ose modifikojë në një drejtim që i përshtatet Uashingtonit “, tha Ryabkov./AktivPress