Rusia është vendi më i sanksionuar në botë

Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia është bërë vendi më i sanksionuar në botë, sipas të dhënave të reja nga Castellum.AI.
Tani ka më shumë sanksione kundër Rusisë sesa kundër Iranit, Venezuelës, Mianmarit dhe Kubës së bashku, transmeton Indeksonline.

Më shumë se gjysma e mbi 5,356 sanksioneve ekonomike ndaj subjekteve dhe individëve rusë janë bërë në dy javët e fundit.
Pothuajse nëntë të dhjetat e sanksioneve të reja kanë qenë kundër individëve, si politikanë dhe oligarkë./Indeksonline/