16:03 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / OSH

Rusia hap zjarr drejt protestuesve ukrainas në qytetin Energodar

Forcat ruse kanë shkrepur zjarr dhe tym ndaj protestuesve ukrainas në qytetin Enorgodar, të cilit ishin mbledhur për të folur dhe kënduar himnin kombëtar të Ukrainës.

Autoritetet lokale thanë se ushtarët rusë mbërritën dhe i futën disa në furgona të paraburgimit.

“Okupatorët po shpërndajnë protestuesit me shpërthime”, tha administrate lokale, duke I akuzuar gjithashtu forcat ruse për bombardimin e një pjese tjetër të qytetit sot, me katër persona të plagosur në sulm, raporton Sky News.