75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / B O

Rusia hedh raketa pranë zyres së Zelenskit

Disa qytete ukrainase janë shënjestruar nga raketat ruse mëngjesin e sotëm. Deri më tani ka pasur raporte për goditje me raketa në Kiev, Zaporizhia, Dnipro. Sipas raportimeve ka dhjetëra viktima dhe shumë të lënduar.

Një nga raketat që goditi Kievin thuhet se ka rënë në rrugën Volodymyrska, pranë zyrës së presidentit Zelenski. Afër vendit ku është hedhur raketa ndodhet edhe zyreja e shërbimit sekret ukrainas, SBU.

Sipas burimeve lokale, pallati presidencial, parlamenti dhe universiteti Shevchenko thuhet gjithashtu se janë sulmuar. Megjithatë, është ende e paqartë nëse ka viktima apo të lënduar nga këto sulme./Indeksonline/