Rusia i reagon Escobarit, i cili tha; “Duhet të harrohet narrativa se Kosova është Serbi”!

Moska zyrtare është shprehur e brengosur me deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se “duhet të harrohet narrativa se Kosova është
“Sa më shpejt të zgjidhen çështjet mes dy vendeve, aq më shpejt do të ketë përfitime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, si në sektorin e ekonomisë por edhe në atë të energjisë. Mendoj se duhet të harrojmë narrativën se Kosova është Serbi dhe të kalojmë në atë që Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë. Kështu që ju keni një të ardhme së bashku. Po largohet shumë shpejt nga problemet e viteve nëntëdhjetë dhe po i afrohet mundësive që ofron shekulli XXI. Shekulli i njëzet e një do të jetë një shekull i mundësive ekonomike për këtë rajon”, ka deklaruar ai.
Kjo deklaratë, ka nxitur reagime nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo ka thënë se Rusia nuk do ta harrojë kurrë se Kosova është Serbi. “Asnjëherë”, ka shkruar Zakharova në një postim pranë flamujve të Rusisë dhe Serbisë në llogarinë e saj në Telegram, transmeton Indeksonline