75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 06 Qershor 2023 / B O

Rusia i shkatërron Ukrainës digën më të madhe, pasojat mund të jenë katastrofike, 80 qytete mund të shkatërrohen!

Ushtria ukrainase ka njoftuar sot shkatërrimin e digës gjigante Kakhovka pranë Khersonit. Ky veprim i ushtrisë ruse mund të sjellë pasoja katastrofike për Ukrainën dhe më gjerë.

Vjeshtën e kaluar, ukrainasit dhe rusët akuzuan njëri-tjetrin se donin të shkatërronin digën. Përpara se diga të shkatërrohej, rezervuari thuhet se mbante sasi rekord uji.

Deri në 80 qytete në rajonin Cherson poshtë digës mund të preken nga shkatërrimi. Një pjesë e madhe e infrastrukturës mund të shkatërrohet poashtu, shkruan Indeksonline.

Mijëra banorë kanë filluar të evakuohen pas shkatërrimit të kësaj dige në orët e para të mëngjesit. Hidrocentrali Kakhovka prodhon energji elektrike për Ukrainën jugore. Nëse uji në rezervuar ulet, pjesë të rajoneve Kherson dhe Zaporizhia do të mbeten pa energji elektrike.

Ukraina tashmë mund të ketë probleme masive të furnizimit me energji elektrike. Për më tepër, termocentrali bërthamor i Zaporizhia nuk mund të ftohet.

Uji nga diga është përdorur për bujqësi dhe shkatërrimi i saj mund të dëmtojë bujqësinë në shumë pjesë të Ukrainës. Kjo do të thotë që edhe në Evropë mund të ketë mungesë të produkteve bujqësore ngase Ukraina shquhet për prodhimet e mëdha bujqësore. /Indeksonline/