Rusia i vendosë ultimatum kohor Ukrainës për të bërë bisedime

Rusia u ka dhënë zyrtarëve ukrainas afat kohor deri në orën 15:00 me orën lokale (07:00 ET) të dielën për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në qytetin bjellorus të Gomelit.
Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i presidentit Vladimir Putin, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të qëndrojnë deri në kohën e caktuar dhe do të presin për një përgjigje, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.
“Sapo të marrim këtë konfirmim, ne do të nisemi menjëherë për të takuar homologët tanë në negociata”, tha Medinsky.
“Ne qëndrojmë për paqe”, shtoi ai.
Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e tyre për të mbajtur takimin në Bjellorusi.
Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës.
Trupat ruse pushtuan kufirin e Bjellorusisë me mbështetjen e qeverisë së Bjellorusisë, sipas zyrtarëve ukrainas.
Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt Bjellorusisë në një fjalim të dielën, duke thënë se “veprimet agresive” nga territori bjellorus nënkuptonin se nuk ishte e mundur të mbaheshin bisedime në vend. Ukraina tha se kishte kapur një raketë lundrimi të lëshuar në drejtim të Kievit nga territori bjellorus.
“Nëse bisedimet refuzohen, pala ukrainase do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për gjakderdhjen” tha Medinsky.
“Por ne qëndrojmë këtu deri në orën 15:00 duke pritur një përgjigje nga pala ukrainase.”