20:22 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Rusia ka dëbuar 60 diplomatë amerikanë, ua mbyllë edhe konsullatën në St Petersburg

Rusia ka dëbuar 60 diplomatë amerikanë dhe ka mbyllur konsullatën e vendit në St Petersburg, në një përgjigje ndaj veprimeve të SHBA-së për shkak të helmimit të spiunit rus në Britani të Madhe.

Debimet u konfirmuan nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, raporton BBC.

Më shumë se 20 vende kanë dëbuar të dërguarit rusë, në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka fajësuar Moskën për sulmin. /Indeksonline/

Temat: