75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Rusia ka paguar influencers në Tik Tok të bëjnë propagandë pro luftës

Për të luftuar grupet e hakerëve pro-ukrainas, të cilët po përpiqen këto ditë të shkatërrojnë lajmet e manipuluara nga Kremlin-i, Moska mbështetet qindra influencues në TikTok: rreth 500 janë ata që tashmë u kontaktuan në 12 muajt e fundit dhe janë paguar për të bërë lojën ruse në platformën dixhitale të ByteDance.

Sipas raporteve nga gazeta kanadeze “Vice”, rusët kanë financuar shumë llogari të njohura në rrjetin social më të përdorur nga moshat nën 20 vjeç për të treguar operacionin ushtarak të Kremlini-t në Ukrainë sipas një narrative që është afër pozicionit të Vladimir Putin.

Fushata e dezinformimit nuk u ndal as me pezullimin e aktiviteteve në vend nga vetë rrjeti social, me pamundësinë e ngarkimit të videove për ata që jetojnë në Rusi. Përmbajtja e postuar tashmë vazhdon të shpërndahet sërish dhe në Telegram është një administrator anonim, ndoshta një gazetar, që koordinon aktivitetin e tyre.

Citimet, titrat, përmendjet, hashtag-ët dhe emoji për t’u përdorur, gjithçka është zgjedhur me kujdes në mënyrë që llogaritë e ndikuesve të përfshirë të ndjekin të njëjtën linjë, duke shmangur kontradiktat dhe elementet divergjente.

Fushata paguhet me të njëjtën shumë që ndikuesit do të kërkonin për çdo përmbajtje tjetër të sponsorizuar. Të paguara nga 2 mijë deri në 20 mijë rubla, për shkak të vlerës së monedhës ruse aktualisht në rënie të fortë, prandaj flasim për shifra që variojnë nga 13 deri në 136 euro afërsisht.

Kjo nuk është hera e parë, sipas “Vice”, sepse fushata të ngjashme mediatike u koordinuan edhe në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit në 2014, për të siguruar fuqinë e ekonomisë ruse dhe gjatë pandemisë, për të promovuar vaksinën Sputnik.