75 Mall Live Search
18:28 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rusia kampione për të dytën herë radhazi në volejboll

Rusia ka mposhtur mbrëmë Amerikën me rezultat 3:1 në sete, duke fituar medaljen e artë në Ligën e Kombeve në volejboll.

Kjo është hera e dytë radhazi që Rusia arrin një sukses të tillë.

Kampionati u zhvillua në Amerikë, ku vendasit nuk arritën ta mbajnë titullin kampion në shtëpi.

Për koinçidencç, edhe vitin e kaluar Rusia mposhti shtetin nikoçir, Francën, në finale.

Në luftën për vendin e tretë, Polonia mposhti Brazilin me rezultat të thellë, 3:0 në sete./Indeksonline/.