10:22 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rusia kundër SHBA-ve: Marrëveshja bërthamore me Iranin duhet të ruhet

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të premten se shpreson që Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të marrë një vendim “të balancuar”, nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në marrëveshjen ndërkombëtare për të frenuar programin bërthamor të Iranit.

“Është shumë e rëndësishme ruajtja e marrëveshjes në formën e saj aktuale dhe natyrisht pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara është një faktor shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, “u tha Lavrov gazetarëve në një vizitë në Kazakistan, transmeton AktivPress

Sipas marrëveshjes, Irani është detyruar të kufizojë programin e saj bërthamor në këmbim për heqjen e shumicës së sanksioneve ndërkombëtare që e kanë dëmtuar ekonominë e saj.

Nëse Trump heq dorë nga marrëveshja me Iranin, udhëheqësit e Kongresit të SHBA-së do të kenë 60 ditë për të marrë një vendim  nëse do të vendosin sanksionet, të cilat janë pezulluar pas marrëveshjes me Tehranin./AktivPress