Rusia lëshon përsëri raketa hipersonike në Ukrainë

Rusia tha se ka përdorur një raketë hipersonike për të shënjestruar një deport karburanti në Ukrainë, për të dytën ditë me radhë.
Një sulm i ditës së djeshme kishte në shënjestër një objekt armësh nëntokësore, për të cilin Rusia tha se ishte hera e parë që kishte përdorur armatim të avancuar që nga fillimi i luftës.
Raketat hipersonike mund të fluturojnë në atmosferën e sipërme me shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit.
Ato konsiderohen më të manovrueshme se raketat konvencionale dhe janë më të afta të shmangin përgjimin nga mbrojtja ajrore.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketa e përdorur për të shënjestruar depon e armëve në rajonin Ivano-Frankivsk dhe deportin e karburantit pranë Mykolaiv është në gjendje të arrijë objektivat në një rreze prej më shumë se 2,000 km dhe të godasë me shpejtësi mbi 6,000 km/h.