75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Rusia lëshon raketën hipersonike Zircon në Detin Barents në stërvitjet me Bjellorusinë

Marina ruse lëshoi një raketë hipersonike Zircon në një objektiv të simuluar në Detin Barents, si pjesë e stërvitjes së saj të përbashkët me Bjellorusinë të quajtur “Perëndimi 2025”, njoftoi ushtria ruse të dielën, raporton agjencia “AP”.

Lançimi u krye nga fregata e Flotës Veriore të Rusisë. Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se ekuipazhet e bombarduesve Su-34, të mbuluar nga avionët luftarakë Su-57, praktikuan një sulm bombardues si pjesë e stërvitjeve. Stërvitjet, të quajtura “Zapad 2025” (“Perëndimi 2025”), po mbahen në Bjellorusi dhe Rusi dhe do të zgjasin deri të martën.

Ato synojnë të shfaqin lidhjet e ngushta mbrojtëse midis Moskës dhe Minskut, si dhe fuqinë ushtarake të Rusisë mes konfliktit të saj të vazhdueshëm me Ukrainën fqinje, i cili tani është në vitin e tretë.

Manovrat kryesore po zhvillohen në Bjellorusi, por pjesë të stërvitjes po zhvillohen edhe në territorin rus dhe në Detin Baltik dhe Barents.