75 Mall Live Search
19:39 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / AR

Rusia liron 10 robër lufte, në mesin e tyre edhe një kroat

Rusia ka liruar 10 robër lufte të kapur nga forcat ruse në Ukrainë, njoftuan autoritetet saudite.

Në mesin e të liruarve është edhe një kroat, raporton Index.hr, transmeton Indeksonline.

Kroati i liruar tashmë ka zbritur në Arabinë Saudite, bashkë me nëntë shtetas të tjerë të huaj.

Siç konfirmohet për Index.hr, kroati i liruar është Vjekoslav Prebeu që u kap në Ukrainë në fund të prillit. 

Ai nesër do të udhëtojë për në Kroaci, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane.