21:28 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Rusia mburret me prodhim të armëve

Dmitry Medvedev i cili tashmë ka pozitën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. vizitoi fabrikën e Grupit Kallashnikov në Izhevsk.

Teksa u lavdërua me fuqinë ushtarake të shtetit të tij, ai  ironizoi me ukrainasit të cilët po kërkojnë armë nga shtetet e tjera perëndimore.

“Kundërshtarët tanë po shikojnë, duke thënë gjatë gjithë kohës se na mungon një gjë apo një tjetër, se na kanë mbetur raketa vetëm për dy goditje  dhe gjëra të tjera të tilla. Unë do të doja t’i zhgënjeja ata, ne kemi mjaftueshëm gjithçka.” deklaroi Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Prodhimtari të njëjtë të armëve, Medvedev kërkoi nga zyrtarë të industrisë ushtarake edhe tashti kur rusët po tregojnë avancim në luftë.

”Që nga fillimi i këtij viti janë dorëzuar armët, pajisjet ushtarake dhe armatimet më të kërkuara. Fjala është për mijëra njësi. Ritmi që është vendosur që nga fillimi i vitit duhet padyshim të ruhet në periudhën aktuale”, tha Medvedev.

Pos këtij prodhimi vendor është raportuar se Rusia për luftën në Ukrainë po blen armë nga Irani dhe Koreja e Veriut.