Rusia merr nën kontroll një tjetër qytet ukrainas

Rusia duket se ka fituar kontrollin e pjesës më të madhe të Lymanit në rajonin e Donetskut, një nga disa vendet më kyçe të Ukrainës lindore.
Forcat ruse morën kontrollin pas bombardimeve intensive në këtë qytet.
Moska thotë se forcat e saj po luftojnë për “çlirimin e plotë” të Donbasit, që i referohet gjerësisht rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, ku separatistët e mbështetur nga Rusia mbanin territor të rëndësishëm përpara pushtimit, shkruan BBC.
Aktualisht, Rusia ka nën kontroll më shumë se 90% të Luhanskut dhe ka bërë përparime të rëndësishme në Donetsk, që kur filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.