Rusia mohon përfshirjen në incidendet me dronë në aeroportet e Danimarkës

Ambasada ruse ka mohuar çdo përfshirje në incidentet me dronë që kanë ndërprerë fluturimet në dy aeroporte në Danimarkë këtë javë.
Kjo vjen pasi disa udhëheqës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kanë ngritur shqetësime në lidhje me shkeljet e fundit të hapësirës ajrore nga Rusia.
Dronët që fluturuan mbi Aeroportin e Aalborgut në veri të Danimarkës gjatë natës, si edhe mbi tri aeroporte më të vogla në vend, kishin për qëllim të ndillnin frikë, thanë zyrtarët danezë të enjten.
Zyrtarët thanë se nuk dihet ende se kush qëndronte pas këtyre incidenteve.
Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, e quajti këtë “sulm hibrid” sepse fluturimet ndodhën brenda afërsisht të njëjtës periudhë kohore.
Ai shtoi se dukej se një “aktor profesional” qëndronte pas këtyre fluturimeve “sistematike”, pa dhënë hollësi të mëtejshme gjatë një konference për shtyp të enjten në mëngjes.
Autoritetet thanë se nuk ka rrezik për banorët.