11:58 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Rusia, ngushëllon Iranin pas vrasjes së gjeneralit, nga SHBA-ja

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani ka reaguar edhe Federata Ruse. Sipas Ministrisë së Jashtme një veprim i tillë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të çojë në rritje të tensioneve në Lindje të Mesme.

Ndërkohë, gjithashtu kanë shprehur ngushëllime për popullin iranian pas vrasjes së Soleimanit, raporton CNN-i.

“Vrasjen e Solemianit në periferi të Bagdadit përmes një sulmi ajror është një hap aventuresk që do të çojë në rritjen e tensioneve në gjithë rajonin”, kanë thënë për TASS-in nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Sipas Moskës zyrtare Soleimani i ka shërbyer kauzës dhe mbrojtjes së interesave të Iranit.

“Soleimani i shërbeu me përkushtim kauzës së mbrojtjes së interesave kombëtare të Iranit. Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta për popullin iranian,” thuhet ndër të tjera në reagim.