16:38 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / L K

Rusia nis sulmet me raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës për herë të parë pas disa muajsh

Kompania shtetërore e energjisë së Ukrainë, Ukrenergo deklaroi se sulmet me raketa të Rusisë gjatë natës shkaktuan dëme në objektet e energjisë në rajonet perëndimore dhe qendrore në vend.

Ukrenergo tha se ishte hera e parë që Rusia kishte nisur sulme në infrastrukturën e energjisë elektrike në gjashtë muaj, shkruan CNN.

Sulmet vijnë ndërsa Ukraina përgatitet për muajt e dimrit. Vitin e kaluar, Rusia filloi një seri sulmesh intensive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në tetor.

“Për shkak të pasojave të sulmit, pati ndërprerje të pjesshme në rajonet Rivne, Zhytomyr, Kiev, Dniproptrovsk dhe Kharkiv. Furnizimi me energji elektrike po rikthehet për konsumatorët,” tha Ukrenergo.

“Për shkak të armiqësive dhe arsyeve të tjera, 398 vendbanime mbeten pa energji elektrike që nga mëngjesi”, thuhej më tej në deklaratën e kompanisë shtetërore të energjisë në Ukrainë./abcnews.al