75 Mall Live Search
22:16 / E Premte, 22 Prill 2022 / OSH

Rusia: Një marinar i vdekur dhe 27 të zhdukur nga fundosja e “Moskvas”

Një marinar vdiq dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi luftanija ruse “Moskva” u fundos javën e kaluar, ka cituar agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ka thënë gjithashtu se 396 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan.

Moska thotë se “Moskva”, luftanija e saj në Detin e Zi, u fundos javën e kaluar pasi një zjarr shkaktoi shpërthim municionesh.

Ukraina thotë se e goditi anijen me një raketë anti-anije.