08:35 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rusia nuk heq dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Rusia konfirmoi se do të vazhdojë të angazhohet në marrëveshjen bërthamore me Iranin, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk e certifikoi këtë pakt.

“Njoftimi i Trumpit përsëri thekson papranueshmërinë e përdorimit të retorikës agresive dhe kërcënuese në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Rusisë.

“Ne me keqardhje e kemi parë vendimin e Presidentit të SHBA për të mos certifikuar në Kongres marrëveshjen bërthamore me Iranin”, thuhet në deklaratë.

“Rusia mbetet e angazhuar për marrëveshjen bërthamore me Iranin, dhe poashtu dëshirojmë që ajo të ruhet dhe do të sigurohemi se Irani do vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet e saj sipas marrëveshjes. Ne i bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë “, tha ministria./AktivPress