10:40 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / MSH

Rusia paralajmëron Francën: Po dërgove trupa në Ukrainë, përgjigjja nuk do të jetë politike

Nëse Franca dërgohen trupa në Ukrainë, Rusia do të marrë masa hakmarrëse që nuk do të jenë vetëm në nivel politik, tha zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Artem Studenikov.

“Ju pyesni për reagimin tonë të mundshëm diplomatik, por është e qartë se, nëse realizohet një skenar i tillë, masat e reagimit do të jenë shumë jashtë planit politik.

Pala franceze është paralajmëruar drejtpërdrejt për këtë disa herë”, tha Studenikov, i cili, është drejtor i departamentit të parë evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse për RIA Novosti.

Diplomati rus vuri në dukje se megjithëse “retorika gjithnjë e më luftarake” e presidentit francez Emmanuel Macron nuk mbështetet gjerësisht nga aleatët në BE dhe NATO dhe se shumica e francezëve e refuzojnë atë, Moska nuk mund të mos i marrë seriozisht deklaratat e tilla.