Rusia përfundon stërvitjet ushtarake në Krime, largohen trupat

Rusia deklaroi se stërvitjet ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska kishin përfunduar dhe se ushtarët po ktheheshin në garnizonet e tyre, një ditë pasi njoftoi tërheqjen e parë të trupave nga kufijtë e Ukrainës.
“Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të vendosjes së përhershme,” tha në një deklaratë ministria e Mbrojtjes e Moskës, shkruan Aljazeera.
Ndërsa televizioni shtetëror tregoi imazhe të njësive ushtarake që kalonin një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia.