75 Mall Live Search
10:45 / E Diele, 17 Korrik 2022 / MSH

Rusia përgaditet për ofensivën e radhës në Ukrainë

Rusia po përgatitet për fazën tjetër të ofensivës së saj në Ukrainë, tha një zyrtar ushtarak ukrainas, pasi Moska tha se forcat e saj do të rrisin operacionet ushtarake në “të gjitha zonat operacionale”, shkruan Reuters.

Raketat ruse kanë goditur qytete me sulme që kanë vrarë dhjetëra civilë në ditët e fundit, transmeton Indeksonline.

“Nuk janë vetëm sulme me raketa nga ajri dhe deti,” tha të shtunën Vadym Skibitskyi, një zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase. 

“Ne mund të shohim granatime përgjatë gjithë linjës së kontaktit, përgjatë gjithë vijës së frontit. Ka një përdorim aktiv të aviacionit taktik dhe helikopterëve sulmues.

“Ka vërtet një aktivizim të caktuar të armikut përgjatë gjithë vijës së frontit… Është e qartë se tani janë duke u zhvilluar përgatitjet për fazën tjetër të ofensivës”, shtoi Skibitskyi.

Ushtria ukrainase tha se Rusia dukej se po rigruponte njësitë për një ofensivë ndaj Slovianskut, një qytet simbolikisht i rëndësishëm i mbajtur nga Ukraina në rajonin lindor të Donetsk.

Ministria britanike e mbrojtjes tha të dielën se Rusia po përforcon pozicionet e saj mbrojtëse në zonat që ajo pushton në Ukrainën jugore.