75 Mall Live Search
21:57 / E Hënë, 02 Maj 2022 / OSH

Rusia përjashtohet edhe nga Liga e Kombeve, Shqipëria me një rival më pak

Rusia është përjashtuar nga garat në Ligën e Kombeve për 2022/23, ka bërë të ditur sot UEFA.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv.

“Rusia nuk do të merr pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe automatikisht do të renditet e katërta në këtë grup. Për rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës së grupeve dhe do të renditen në vendin e 16-të dhe të fundit të Ligës B”, thuhet në njoftim.

Pjesë e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve janë Shqipëria, Islanda dhe Izraeli.

Pas përjashtimit të Rusisë, Shqipëria tani ka gjasa edhe më të mëdha për ta fituar grupin.

Oferta e Rusisë për të qenë nikoqir i Kampionatit Evropian në 2028 ose 2032 është shpallur e papërshtatshme nga UEFA, transmetojnë mediat britanike.