13:05 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / B O

Rusia po i afrohet me raketa, kryeministres më të re në botë s’po i trembet syri nga Putini

E guximshme dhe e sigurt, kryeministrja finlandeze Sanna Marin po shqyrton aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n, pavarësisht paralajmërimeve të qarta të Rusisë kundër Finlandës që ta bëjë këtë.

Rusia po pozicionon sistemet e raketave në kufirin finlandez – dhe Sanna Marin nuk po ndjen fare frikë nga ky kërcënim.

“Ne do të kemi diskutime shumë të kujdesshme, por nuk do të marrim më shumë kohë sesa duhet” ka qenë deklarimi i radhës pasi Rusia po poziciononte raketat në kufirin finlandez.

Marin ka thënë poashtu se Finlanda nuk do ta lëshoj shansin e saj historik, shkruan Indeksonline.

Marin kishte arritur tashmë diçka unike dy vjet më parë kur u betua si kryeministrja më e re në botë.

36 vjeçarja është e martuar me ish-futbollistin, Markus Raikonen. Ata kanë dy vajza nga martesa e tyre.

Historia e dashurisë së të dyve nisi në shkollë kur ata ishin 18 vjeç. Në gusht 2020, çifti u martua në një ceremoni të thjeshtë në rezidencën e kryeministrit në Helsinki./Indeksonline/